top
Printer-friendly versionSend by emailPDF version

Drejtoria e Akreditimit ka për detyrë të ofrojë shërbimin e akreditimit për gjithë organizmat e vlerësimit të konformitetit, t’ju sigurojë të gjitha palëve të interesuara , vecanërisht industrisë, lëvizjen e lirë të mallrave nëpërmjet njohjes së Akreditimit.

Akreditimi bazohet ne legjislacionin ne fuqi, ne standardet ndërkombëtare të njohura nga Republika e Shqiperise dhe dokumenta të tjere të lëshuara nga organizmat ndërkombetar të akreditimit.

 

DA kryen akreditimin duke u bazuar në standardet e mëposhtme:

 

  • * Për laboratorët testus/ kalibrues në standardin S SH ISO 17025 “Kritere te përgjithshme për kompetëncën e laboratoreve testues dhe kalibrues”.
  • * Për laboratorët mjekësor akreditimi bazohet në standardin S SH ISO 15189 “Kritere të përgjithshme për kompetencën e laboratoreve mjekësor”.
  • * Për organizmat certifikues të produkteve akreditimi bazohet në standardin S SH EN 45011.
  • * Për organizmat certifikues të sistemeve të cilësisë akreditimi bazohet në standardin S SH EN 45012.
  • * Për organizmat e certifikimit të personelit akreditimi bazohet në standardin S SH ISO 17024.
  • * Për organizmat inspektues akreditimi bazohet në standardin S SH EN 45004.