Akreditim është procedura në bazë të së cilës një organizem i autorizuar, vlerëson kompetencën e një organizmi të vlerësimit të konformitetit për të kryer detyra specifike të tilla si testim, kalibrim, certifikim dhe inspektim. Kompetenca ështe celësi për të siguruar transaparencën, besushmërinë dhe efikasitetin e shërbimeve që ofrojnë Organizmat Vlerësimit të Konformitetit të Akredituara .
| Kompetenca | ||
|---|---|---|
| Personale | Infrastruktura teknike | Struktura Organizative |
| Kompetenca teknike | Kritere per vendimarrjen | Pavarsia |
| Eksperienca teknike në fusha specifike | Paisjet | Paanëshmëria |
| Kualifikim I vashdueshëm | Proçedurat | Menaxhimi I Cilësisë |
Akreditimi është pjesë e infrastrukturës së cilësisë dhe përbën një nga kolanat e tempullit të cilësisë së bashku me standardet, metrologjinë, certifikimin dhe menaxhimin e cilësisë. Akreditimi është mjeti më efektiv i tregut dhe nje pasaportë për pranimin e shërbimeve nga kontraktorët që kërkojnë organizma vlerësimi konformiteti të pavarur dhe kompetent. Ai shikohet si indikator i besueshëm i kompetencës teknike.
